Please enter at least 3 characters.

Sarah Jessica Parker rikthehet e freskët me projektin e ri

2019/01/SarahJessicaparkerfk-e1548088178321.jpg
228:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 27: Sarah Jessica Parker attends the New York City Ballet 2018 Fall Fashion Gala at David H. Koch Theater at Lincoln Center on September 27, 2018 in New York City. (Photo by Dominik Bindl/Getty Images)
12:"Getty Images

Sarah Jessica Parker nuk e ka në plan që të tërhiqet nga roli i Carrie Bradshaw, një figurë e dashur që i solli famën në mbarë botën dhe e ka vendosur veten si një prej ikonave më të mëdha të modës së sotme.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve me Kim Cattrall, ku fansat vitin 2018 do ta mbajnë në mend si viti ku u varros përfundimisht ideja për vazhdimin e serialit, "Sex and the City", aktorja na tregon se Carrie është gjallë dhe e gatshme që sërish ta rrëmbejë vëmendjen.

Aktorja ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa ka zbuluar projektin e radhës që ka të bëjë me modën.

"Miku im i vjetër. Me pak fjalë, unë do të kthehen në jetë. Dhe kjo në saje të një bashkëpunimi me një markë të madhe, synimin i të cilit është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Së shpejti më shumë...", ka shkruar Sarah Jessica përbri videos që përfundon me #PourItForward.

Sarah Jessica, nga rruga, ndërtoi një reputacion si një filantrope në dy dekadat e fundit duke marrë pjesë në veprimtari të shumta humanitare, madje ishte ambasador e vullnetit të mirë të UNICEF-it.

Sarah Jessica Parker (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Theksojmë se 53-vjeçaren e kemi parë së fundi në rolin e një këngëtareje të muzikës xhaz që është në krizë të moshës së mesme, në filmin e ri të regjisorit Fabien Constant me titull “Here and Now”.

Ndryshe, Cattrall po vazhdon me këmbëngulje që mos të paraqitet në serialin, "Sex and the City". /Telegrafi/