Please enter at least 3 characters.

Santos: Ronaldo kërkon gjithmonë të luajë për Portugalinë

2016/10/ronaldo-santos-e1475857799211.jpg

Fernando Santos ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Trajneri i Portugalisë e ka cilësuar Ronaldon si futbollistin më të mirë në botë, duke vazhduar se ai dëshiron të luajë gjithmonë për kombëtaren.

“Kur ke lojtarin më të mirë në botë është e vështirë”, ka thënë Fernando Santos para ndeshjes kualifikuese ndaj Andorrën.

“Cristiano është Cristiano -  ai gjithmonë dëshiron të luajë për Portugalinë”, përfundoi trajneri i Portugalisë.

Ndryshe, Portugalia pret në shtëpi Andorrën në ndeshjen që luhet në 20:45 dhe është e vlefshme për ndeshjen e dytë kualifikuese për botërorin ‘Rusi 2018’. /Telegrafi/