Please enter at least 3 characters.

Santos: Ronaldo është si një verë, ai po evoluon vazhdimisht

2018/06/Fernando-Santos.jpg
271:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 20: Fernando Santos (L), Head coach of Portugal sings national anthem prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Morocco at Luzhniki Stadium on June 20, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Portugalisë fitoi ndaj Marokut me rezultat 1-0, ndërsa goli i vetëm në takim u shënua nga Cristiano Ronaldo.

Fjalët të mëdha për CR7 pas ndeshjes kishte edhe trajneri Fernando Santos, i cili thotë se për 33-vjeçarin mosha është vetëm një numër.

"Është Botërori. Kjo është një skuadër e fort, ashtu siç ishte edhe Marokut, por ne duhet të rritemi ende".

"Kemi bërë mirë në mbrojte dhe kemi luajtur mirë, por ne duhet të bëjmë më shumë se aq. Ne duhet të ndryshojmë dhe fitojmë më shumë në hapësirë".

"Ronaldo? Ai është trajner i madh", ka thënë Fernando Santos me një buzëqeshje, se si Cristiano ka arritur të bëjë deri më tani paraqitje fantastike në 'Rusia 2018'.

(Foto: Getty Images)

"Cristiano është si një verë Port (brend portugez verërash). Ai e di si të përsos kualitetin dhe moshë e tij më së miri".

"Ai po evoluon vazhdimisht në kundërshtim me lojtarët tjerë. Ai e njeh vetën dhe e din se çfarë mund të bëjë".

"Ajo që ai po bën tani, nuk është ajo që ka bërë tre apo katër vite më parë, dhe jo ajo që do të bëjë disa vite nga tani", ka shtuar Santos. /Telegrafi/