Sanohet defekti në rrjetin e ujësjellësit në Gjakovë, rikthehet furnizimi me ujë në disa zona
03/08/2026
KRU “Gjakova” ka njoftuar se është sanuar me sukses defekti në gypin e ujësjellësit që kishte shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në rrugët “Mazllom Mejzini” dhe “Martin Camaj”, si dhe në një pjesë të lagjes Çabrat.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë është rikthyer dhe po stabilizohet gradualisht në të gjithë zonën.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës së intervenimit./Telegrafi/


