Sanksionet perëndimore po japin efekt ndaj Rusisë – aeroplani i Moskës për t’i mbledhur diplomatët e dëbuar u detyrua t’i kalojë 15 mijë kilometra
Rusia është duke i ndjerë në masë të madhe pasojat e sanksioneve të vëna nga shtetet e perëndimit, por se këtë gjë Kremlini po tenton ta fsheh.
E një dëshmi e mirë për këtë është se një aeroplan që ishte nisur nga Moska për të mbledhur diplomatët e dëbuar – nga Greqia e më pas Spanja, është detyruar të përshkojë 15 mijë kilometra për shkak të ndalesave që i kanë bërë vendet anëtare të BE-së, kështu të paktën thuhet edhe në ueb-faqen e FlightRadar24, transmeton Telegrafi.
“Derisa Spanja dhe Greqia bën një herë përjashtime për fluturaken dhe e lënë të futet në hapësirën e tyre ajrore – aeroplani hasi në ndalesa të vendeve tjera që ndalojnë fluturimet ruse”, thuhet në kumtesën e kësaj ueb-faqe.
Madje është bërë e ditur se distanca apo kilometrat e përshkruara nga ky udhëtim, ishin hiq mw pak se 15.163 kilometra. /Telegrafi/


