Sanksione të reja ndaj Iranit nëse nuk pranon bisedime
Njoftimet e botuara sot theksojnë se zyrtarët amerikanë kanë diskutuar me aleatët për një propozim për të mos u lejuar kompanive të eksportojnë në Iran nënprodukte nafte, si benzinë apo karburant tjetër.
Me gjithë fushat e gjera naftëmbajtëse, industria e naftës në Iran nuk është në gjendje të prodhojë karburant të mjaftueshëm për nevojat e brendshme. Gazeta Neë York Times njofton se zyrtarët amerikanë kanë diskutuar marrjen e masave kundër kompanive, të cilat përmbushin 40 për qind të nevojave të brendshme të Iranit për konsum karburanti.
Të hënën, sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton nuk pranoi të komentonte mbi ndonjërin prej propozimeve specifike që po diskutohen. Por ajo tha se në mungesë të një përgjigjeje pozitive nga qeveria iraniane, komuniteti ndërkombëtar do të diskutojë hapat e ardhshëm në këtë ballafaqim për programin bërthamor. /VoA/


