Please enter at least 3 characters.

Sane pasardhës i Robbenit te Bayerni, holandezi flet për sulmuesin gjerman

2019/05/GettyImages-1065912250.jpg
303:"MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 27: Arjen Robben of Bayern Munich celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Group E match between FC Bayern Muenchen and SL Benfica at Fussball Arena Muenchen on November 27, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Adam Pretty/Getty Images)
12:"Getty Images

Leroy Sane mund t’i bashkohet në verë gjigantit gjerman Bayern Munich.

Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen nga Bavarezët dhe kampionët aktual të Gjermanisë janë në kërkim të një sulmuesi.

Sane është objektivi i madh i bavarezëve pasi kohët e fundit nuk ka luajtur shumë për Cityn.

Kampionët e ri të Anglisë janë gati ta lënë të lirë yllin e tyre nëse vije një ofertë rreth 100 milionë euro.

E për ardhjen e mundshme të Sanes në Munich ka folur edhe veterani i Bayernit, Arjen Robben.

Foto: (GettyImages/Guliver)

“Ka shumë sulmues të talentuar në Evropë dhe Sane është njëri nga ta. Ka shumë cilësi, i shpejtë, i aftë t’i kalojë kundërshtarët dhe të shënoj, por që kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me Cityn”.

“Më pëlqen ta shoh atë te Bayerni, por nuk varet nga unë nëse do ta transferojë klubi apo jo”, tha Robben.

Gjithsesi për sulmuesin anësorë interesim ka shprehur edhe gjiganti francez Paris Saint Germain. /Telegrafi/