Please enter at least 3 characters.

Samiti Biden-Putin ka përfunduar

2021/06/51cd6d5e-4105-4ebb-a4b4-11197c2273c6.jpg
236:"U.S President Joe Biden, left, and Russian President Vladimir Putin walk in a hall during their meeting at the 'Villa la Grange' in Geneva, Switzerland in Geneva, Switzerland, Wednesday, June 16, 2021. (Mikhail Metzel/Pool Photo via AP)
2:"AP

Samiti i zgjeruar midis presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin dhe delegacioneve të tyre ka përfunduar, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ishte vetëm një takim dypalësh më i madh, jo vetëm ndërmjet të dyve, më nga një ndihmës.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë thotë se takimet që ishin planifikuar zyrtarisht për samitin tani kanë përfunduar, por ato nuk po përjashtojnë atë që secili udhëheqës vendos të bëjë tani.

Siç thuhet më tej, limuzina e presidentit Biden tani është duke pritur jashtë dyerve të Villa la Grange, në Gjenevë të Zvicrës.

Kjo e sjell kohën aktuale të samitit në 93 minuta për seancën e parë, një pushim 45 minutash dhe 65 minuta për seancën e dytë.

Po sipas CNN, Biden dhe Putin do të mbajnë sot konferenca të veçanta për gazetarë. /Telegrafi/