Please enter at least 3 characters.

Samanta Karavella publikon këngën e re "Kush je"

2023/08/Screenshot_17-2.png

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Kush je” mban titullin kënga, të cilën njëherësh e ka shoqëruar edhe me një videoklip.

Zeshkania ka bërë një paraqitje skenike të mahnitshme, ndonëse shquhet për sharmin dhe stilin e veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artistja në bashkëpunim me Monoir, të cilët po ashtu janë kujdesur edhe për kompozimin.

Producimi u realizua nga Monoir dhe Loredvn.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkaq i është besuar produksionit, Mojo Production.

Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/