Salma Hayek feston 60-vjetorin me poza nudo në ujë
Salma Hayek ka shënuar 60-vjetorin e saj me një set fotografish provokuese, duke pozuar nudo në ujë dhe duke ndarë me ndjekësit një mesazh të shkurtër për këtë moment të veçantë.
Në një prej fotografive, aktorja shfaqet e shtrirë në ujë, me fytyrën e mbështetur në duar dhe duke buzëqeshur.
Në një tjetër, ajo ngre kokën drejt qiellit, ndërsa flokët i bien pas shpine, duke u kujdesur që trupi të mbulohej nga uji, shkruan Dailymail.
Krahas fotografive, Salma shkroi: “60 dhe mirënjohëse”. Postimi mori menjëherë urime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj të njohur, mes tyre Vanessa Hudgens, Paris Hilton, Lindsay Lohan dhe Olivia Munn.
Hayek, e cila prej dekadash konsiderohet një prej ikonave të bukurisë në Hollywood, vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjen e saj. Vitin e kaluar ajo u shfaq edhe në kopertinën e numrit të rrobave të banjës të “Sports Illustrated”.
Aktorja ka folur ndër vite për mënyrën se si kujdeset për veten. Për lëkurën, ajo ka deklaruar: “pa Botox, pa mbushës, pa peeling”, ndërsa ka pranuar se përdor pajisje me radiofrekuencë dhe mikrofrekuencë për kujdesin e lëkurës.
Ajo është shprehur gjithashtu se përdor Tepezcohuite, një ekstrakt lëvore i përdorur në Meksikë, për të cilin pretendon se “rigjeneron plotësisht lëkurën”.
Sa i përket aktivitetit fizik, Salma ka pranuar se nuk ka disiplinën për t’u stërvitur çdo mëngjes.
Në një intervistë për People ajo tha: “Nuk kam kohë të bëj ushtrime, po punoj. Kam pasur disa ditë 20-orëshe”. /Telegrafi/


