Sali Berisha bëhet më romantik se kurrë në ditëlindjen e bashkëshortes: Ti je perëndesha e dashurisë së familjes sonë
06/07/2018
Sali Berishën e kemi parë shpeshherë të acaruar dhe të nevrikosur gjatë paraqitjeve në parlamentin e Shqipërisë.
Megjithatë ish-kryeministri shqiptar ka zbuluar se ka edhe një anë të ndjeshme, por edhe atë romantike.
Në fakt, ai është bërë më romantik se kurrë më parë me rastin e përvjetorit të shtatëdhjetë të lindjes së bashkëshortes, Lilit
Berisha për këtë rast ka përzgjedhur fjalët më të bukura për partneren e jetës së tij duke e quajtur edhe perëndeshë të dashurisë dhe mirësisë.


