Please enter at least 3 characters.

Sabri Fejzullahu publikon këngën e re "Dashnija jeme"

2019/04/sabri1.jpg

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

"Dashnija jeme" titullohet kënga e tij e re, e cila është popullore ritmike.

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Irkenc Hyka, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Petro Xhori.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prishtinë.

Ana vizuale e projektit i është besuar M Production.

Përveç projekteve muzikore, Fejzullahu vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/