Please enter at least 3 characters.

“Sa me fat që jam”, Lirim Kastrati befason të dashurën për njëvjetorin e lidhjes së tyre

2021/06/collage-13-scaled.jpg

Janë bërë më shumë se një vit që kur futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, ka bërë publike lidhjen e tij.

Ai po shijon një romancë dashurie me partneren e tij kroate, me të cilën duket se është njoftuar atje pasi jeton dhe vepron prej vitesh në Kroaci.

Reprezentuesi i Dardanëve së fundmi ka ndarë një postim në InstaStory, përmes të cilit tregon se sot (e shtunë) festojnë njëvjetorin e lidhjes.

Lirim Kastrati (Foto: Instagram)

Nën përqafimin e modeles së njohur, futbollisti nga Kamenica shtoi: “Një vit, përgjithmonë bashkë”.

Çifti këto ditë kanë qenë shijuar një pushim në ishujt Maldive, që duket të jetë si festim i përvjetorit të parë.

Foto: Instagram

Në anën tjetër, bukuroshja ka ndarë disa postime në Instagram ku zbulon surprizën e bëri nga i dashuri i saj.

“Sa me fat që jam. Faleminderit dashuria ime”, shkroi ajo ku shfaqen një sërë trëndafilash sipër një shtrati. /Telegrafi/

Foto: Instagram