Please enter at least 3 characters.

Sa ju zgjat juve? Vetëm çdo i pesti çift bën dashuri më gjatë se 20 minuta

2016/03/http___o.aolcdn.com_hss_storage_midas_fcefd7326a92cbb68d7583e23898c26b_206295334_UNHAPPY-WOMAN-MAN-BED_original.jpg
20:"Getty Images/RooM RF

Tregimet për seksin tantrik dhe paralojën maratonike për shumicën e njerëzve janë “tregime gjuetarësh”

Kështu mezi 8 për qind të çifteve në paralojë kënaqen më gjatë se 20 minuta, ndërkaq për ta 22 për qind seksi zgjat më shumë se 20 minuta, ka treguar hulumtimi i revistës gjermane “Glamour” i bërë me më shumë se 1.000 femra,transmeton Telegrafi.

Rreth 33 për qind të çifteve të dashuruara në paralojë “shpenzojnë” prej 5 deri në 9 minuta, ndërsa seksi mesatarisht zgjat nga 10 deri n 14 minuta.

Hyrja e shkurtër në seks dhe paraloja e cila gjatë më pak se pesë minuta janë të zakonshme për 23 për qind të çifteve, ndërkaq për tetë për qind të tyre edhe vetë akti i seksit zgjat aq.

Ndonëse sipas të dhënave të anketës së Qendrës Kombëtare Amerikane për Hulumtime Shoqërore, çiftet bashkëshortore mesatarisht bëjnë dashuri 66 herë në vit. /Telegrafi/