Please enter at least 3 characters.

Sa janë të sigurta korsetë, që “skalitin” trupin e femrës

2016/01/sa-jan-euml-t-euml-sigurta-korset-euml-q-euml-ldquo-skalitin-rdquo-trupin-e-femr-euml-s_hd.jpg

Kjo e fundit është një kombinim materialesh që ka pamjen e një korseje klasike, e cila është e dizajnuar për t’i dhënë belit tuaj formën e dëshiruar.

Të paktën nga fotot e motrave Kardashian, të krijohet ideja se korseja e bën belin tuaj të duket sikur ke dalë nga ndonjë novelë viktoriane. Por a funksionojnë ato vërtet? Dhe, ajo që është më e rëndësishmja: A janë ato të sigurta?

Për sa i përket sigurisë, dr.Apovian shprehet se në fakt ajo është e dëmshme, korse të tilla mund të dëmtojnë zonën e barkut e të shpinës dhe përdorimi i tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë të përziera e dhembje stomaku për shkak se stomaku ngjeshët në diafragmë.

Ekspertët, shkruan Anabel, gjithashtu thonë se është tepër e rrezikshme të bësh ushtrime fizike me korsenë veshur për shkak se ajo shtyp deri në njëfarë mase edhe mushkëritë, gjë që vështirëson disi frymëmarrjen.

/Telegrafi/