Sa i madh Shaqiri, ja çfarë bëri për Lilën
07/04/2015
Lila kurrë nuk do të harrojë golin e bukur që realizoi me kokë dhe të barazimit, ndonëse pika e fituar për ekipin tij nuk ka asnjë vlerë, kur dihet se Parma është ngujuar fortë keq në fundin e renditjes në Serie A.
Lila ishte i befasuar edhe me mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri, që luan për kombëtaren e Zvicrës dhe Interin, i cili pas pjesës së parë i kishte ofruar Lilas që t'i ndërronin fanellat.
“Shaqiri që para ndeshjes tregoi respekt ndaj meje. Edhe pse kemi luajtur dy herë kundër Zvicrës unë me të nuk e kemi pasur rastin për të biseduar, por kësaj radhe po, madje ndërruam edhe fanellat pas pjesës së parë, pasi unë u zëvendësova. Shaqiri është një çun zotëri dhe shumë i mirë, shumë respekt për të”, tha Lila. /Telegrafi/


