Rusia nuk e përkrahu Serbinë në OKB?
Mirëpo, presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin maj, Gerard Araud nga Franca, ka thënë për mediet gjatë ditës së martë se kur ai i kishte pyetur shtetet anëtare, gjatë konsultimeve që ai pati me ta të hënën për këtë çështje, asnjëri prej tyre nuk kishte thënë se do ta përkrahte një gjë të tillë.
Pas fjalimit të Araudit, agjencia e lajmeve “Inner City Press” e ka pyetur edhe një diplomat nga misioni francez rreth deklaratës së Lavrovit.
“Po, ai e ka thënë këtë”, ka pranuar diplomati. Megjithatë, sipas diplomatit, “ambasadori Araud tha çfarë tha. Të shohim”. Këshilli ka vendosur që më 12 maj të diskutohet për Kosovën, raporton Zëri.
Gjatë konferencës për medie, Araud i ka quajtur edhe konsultimet në mes të këshillit “të mërzitshme”, duke thënë shtetet anëtare thjeshtë lexojnë fjalime. /Telegrafi/


