Please enter at least 3 characters.

Rusia hakmerret ndaj Ukrainës për sulmet në portin detar duke e sulmuar me Shahed, por forcat ukrainase i rrëzuan të gjithë dronët

2023/08/221207083126-ukraine-iranian-drone-file-101722.jpg

Sipas raporteve nga zyrtarët ukrainas gjatë natës, Rusia sulmoi Ukrainën me 27 dronë Shahed për t’u hakmarrë ndaj sulmeve në flotën e Detit të Zi.

Ukraina deklaroi se ka arritur të rrëzojë të gjithë dronët e lansuar, transmeton Telegrafi.

Ditëve të fundit, forcat ukrainase kanë sulmuar flotën ruse nga ku goditën një luftanije si dhe një cisternë ruse, të dyja rastet madje u dokumentuan edhe përmes pamjeve.

Gjatë natës, u raportua edhe për sulme ruse në qytetin e Kupiansk, ku thuhet se u godit me bombë një qendër transfuzioni gjaku.

Lajmi u raportua edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/