Please enter at least 3 characters.

Rusët bombardojnë edhe kafshët në Ukrainë, e pësojnë shtatë kuaj në një klub

Gjatë sulmit të mbrëmshëm rus mbi qytetet ukrainase, nuk e pësuan vetëm civilët por edhe kafshët.

Këtë më së miri e dëshmon një video dhe fotografi të ndryshme, ku shihen shtatë kuaj të ngordhur që ishin goditur nga droni rus.

Sulmi ndodhi në klubin e sportit me kuaj në periferi të Kievit, ka njoftuar ministria e Jashtme e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Dritaret dhe dyert e ndërtesës së klubit u dëmtuan, riparime të gjera do të nevojiten për restaurim.

“Rusia kërkon të shkatërrojë të gjithë të gjallët. Kafshët ukrainase janë bërë përsëri shënjestra të raketave dhe dronëve rusë”, u tha ndër tjera nga ministria e Jashtme. /Telegrafi/