Please enter at least 3 characters.

Ruiz shënon përsëri për Napolin, në tribuna ishin edhe agjentë të Realit duke e përcjellë atë

2020/02/GettyImages-1200364452-e1582361429363.jpg
250:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 12: Fabian Ruiz of SSC Napoli gestures during the Coppa Italia Semi Final match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on February 12, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Fabian Ruiz është objektivi madhor i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.

Los Blancos prej kohësh janë duke dërguar agjentë në Itali për ta parë nga afër mesfushorin spanjoll.

23-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe së fundmi ka shënuar edhe golin e fitores për Napolin ndaj Brescias 1-2.

E për fat të mirë të spanjollit në këtë takim të mbrëmshëm kanë qenë agjentë të Realit të pranishëm në stadium për ta parë.

Reali është gati të ofrojë 80 milionë euro për transferimin e Ruiz në Santiago Bernabeu.

Fabian Ruiz. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Por Napoli është duke tentuar t’ia vazhdoj kontratën lojtarit dhe t’i vendos klauzolë largimi prej 150 milionë eurove.

Reprezentuesi spanjoll ka konfirmuar se dëshiron rikthimin në Spanjë dhe se do të ishte i lumtur nëse luan për Realin.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona. /Telegrafi/