RROTA Smart Electronics rihapë zyrtarisht pikën e saj në hapësirat e qendrës tregtare Abi Çarshia
Abi Çarshia po pret një moment të veçantë. Më 29 Gusht 2026, në ora 12:00, RROTA Smart Electronics rihap zyrtarisht pikën e saj në qendër të qytetit, këtë herë në një përmasë dhe koncept krejtësisht të ri.
Hapësira e dyqanit është dyfishuar - nga 75 m² në 150 m², duke sjellë një ambient modern dhe një asortiment dukshëm më të pasur, i pasuruar edhe me brende të reja të importuara nga Zvicra.
Për ta festuar këtë moment, RROTA sjell oferta që s'duhen humbur: zbritje deri në -75%, vetëm më 29 dhe 30 Gusht, vetëm në pikën e Abi Çarshisë. Trotinetë elektrikë, biçikleta elektrike dhe për fëmijë, Citycoco, ATV, motoçikleta - e gjithë gama e RROTA me çmime që nuk përsëriten gjatë vitit.
Kjo është koha ideale për një blerje të re. Pas pushimeve verore, fillimi i shkollës dhe kthimi në punë sjellin nevojën për një start të freskët - dhe çfarë mënyre më të mirë për ta nisur vjeshtën sesa me një mjet të ri lëvizjeje?
Ky zgjerim është rezultat i një rritje të qëndrueshme prej vitesh. E themeluar në 2016, RROTA Smart Electronics është ndërtuar hap pas hapi si një nga emrat më të besuar të lëvizjes elektrike në Kosovë, me qendër, showroom dhe servis në Fushë Kosovë, si dhe me pikën në Abi Çarshia, të hapur fillimisht në 2018. Rihapja shënon një etapë të re në këtë zhvillim dhe një hap konkret drejt planit të kompanisë për t'u shtrirë në qytete të tjera të Kosovës.
Mos e humb këtë rast - na vizito më 29 dhe 30 Gusht në RROTA Abi Çarshia dhe përfito nga zbritjet deri në -75%!


