Rrjedhin detajet e modelit HTC Pyramid?
31/03/2011
Më saktësisht, bëhet fjalë për modelin HTC Pyramid i cili bazohet në sistemin operativ Android, ndërsa në internet tashmë janë shfaqur disa pamje të telefonit, i cili duket se së shpejti do të dalë në treg.
Sipas informacioneve të fundit të dhëna nga XDA Developers thuhet se HTC Pyramid do të posedojë procesor dy-bërthamor 1.2GHz, 768 MB RAM, sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread, si dhe ndërfaqen e personalizuar të HTC’së, HTC Sense 3.0.
Për më shumë, merret vesh se modeli i ri i telefonit HTC do të ketë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, rezolucion 860 x 540 piksel, kamerën e pasme me 8MP dhe mundësi incizimi në Full HD, si dhe atë frontale VGA, e cila mund të përdoret për video-komunikim. / Telegrafi /


