Please enter at least 3 characters.

Rrjedh në internet kënga e re e Taynës dhe Mozzik, "Edhe ti"

2020/01/tayna_83937624_841707212937869_8777580047113222342_n-e1579627156856.jpg

Ka tash sa kohë që reperët shumë të pëlqyer të estradës, Tayna dhe Mozzik, kanë paralajmëruar një duet të ri.

Përmes imazheve që ndanë me fansat, ata treguan se e incizuan këngën e tyre për vetëm 30 minuta, duke premtuar se do të jetë hit.

E kjo këngë tashmë ka rënë në dorën e publikut, për mes aplikacionit SoundCloud.

“Edhe ti” mban titullin kënga e re dyshes, e cila duket të jetë ritmike, ndërsa nuk dihet nëse është publikuar me parapëlqimin e të dyve.

Asnjëri prej reperëve nuk ka paralajmëruar që kënga është e gatshme për publikun, çka ka çuar fansat të mendojnë se ajo po rrjedh ilegalisht në internet.

Këto ditë, Mozzik dhe Tayna realizuar edhe xhirimet e klipit, të cilat i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar se do të shfaqen mjaft me stil në videoprojektin “Edhe ti”. /Telegrafi/