Rritet shqetësimi tek Barcelona – leva ekonomike nuk mjafton për regjistrimin e Olmos
Barcelonës po i mbaron koha për të regjistruar dyshen Dani Olmo dhe Pau Victor për pjesën e dytë të sezonit. Blaugranasit e përdorën rregullin e lëndimit emergjent për të regjistruar lojtarët pas lëndimit të Andreas Christensen, por tani kanë vetëm tri javë për të gjetur paratë e duhura për ta bërë këtë.Lojtarët në Spanjë nuk mund të regjistrohen dy herë për një skuadër gjatë një sezoni dhe për këtë arsye nëse nuk e bëjnë këtë brenda tri javësh (31 dhjetor), Olmo dhe Victor nuk do të jenë në gjendje të luajnë për Barcelonën këtë sezon.Është një situatë që ka ngritur shqetësim të madh brenda klubit, ani pse ka një shkallë besimi se presidenti Joan Laporta do ta ripërsërisë taktikën e tij dinake për të siguruar paratë e nevojshme në minutën e fundit.


