Please enter at least 3 characters.

Rritet sërish çmimi naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës për sot është 1.44 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.37 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.61 cent për litër.

Çmimi për naftën është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me çmimin sa ishte dje 1.43 euro-centë, përcjell KosovaPress. Derisa më 25 qershor, çmimi i naftës pati rënë në 1.36 euro-centë.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër. /Telegrafi/