Please enter at least 3 characters.

Rritet për 3 cent çmimi i naftës në Kosovë

Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës për sot është 1.47 euro-cent për litër nga 1.44 që ishte të enjten.

Ndërsa, çmimi i benzinës dhe i gazit është po i njëjti në raport me një ditë më parë 1.37 euro-cent për litër benzina dhe 0.61 cent për litër i gazit.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër. /Telegrafi/