Please enter at least 3 characters.

Rritet konkurrenca për Pastoren, Interit i vështirësohen gjërat

2018/03/Javier-Pastore.jpg
265:"PARIS, FRANCE - MARCH 06: Javier Pastore of PSG looks dejected during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Real Madrid at Parc des Princes on March 6, 2018 in Paris, France. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Tregu i transferimeve nuk pushon kurrë, me të duket edhe dëshira e Interit për të sjellë Javier Pastoren në Milano.

Klubi italian dëshiron të provojë edhe një herë për yllin e Paris Saint Germainit.

Pasi dështoi në janar, për verë shpresat janë më të mëdha pasi argjentinasi dëshiron më shumë minuta dhe një aventurë të re.

I joshur nga mundësia që te Interi do të jetë ai që do të dirigjoi çdo gjë në fazën sulmuesi, Pastore edhe mund të shikojë si diçka reale kalimin në Giuseppe Meazza.

(Foto: Getty Images)

Por, sipas The Sun, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti nuk do ta ketë aspak të letë të sigurojë shërbimet e ish-yllit të Palermos.

Pas tij është vënë edhe Besiktasi së fundmi, por klubi turk nuk është i vetmi.

Në gjurmët e Pastorës është vënë edhe Liverpooli e Arsenali nga Liga Premier. /Telegrafi/