Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoni
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesë, nën rrugët me lagështi, njoftojnë në mëngjesit nga Shoqata Auto-Moto e Maqedonisë (LAAM), nga ku shtojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave të qytetit është rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje rekomandojnë kujdes me shpejtësinë e vozitjes dhe respektimin e shenjave sinjalizuese në komunikacion. Në gryka e rrugës mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçan - Makedonska Kamenica - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovo, Katlanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar Resen - Bukovo.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion vlen vetëm për anën e Maqedonisë të kalimeve. /Telegrafi/


