Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë
Foto: Ilustrim
11/07/2026
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme (e shtunë).
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës për sot është 1.49 euro-cent për litër nga 1.47 që ishte të të premten.
Ndërsa, çmimi i benzinës sot është 1.38 nga 1.37 sa ishte një ditë më parë.
Vetëm çmimi i gazit nuk ka ndyshuar është 0.61 cent për litër. /Telegrafi/


