Please enter at least 3 characters.

Rriten kurorëzimet, ndërkaq bien shkurorëzimet në Maqedoni

2016/08/Këto-unaza-të-fejesës-kanë-kuptim-vetem-kur-bashkohen-foto.jpg

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) numri i kurorëzimeve në Maqedoni në vitin 2015 ka shënuar rritje, krahasuar me vitin 2014, për 2.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej janë kuroroëzuar 14.186 çifte. Mosha mesatare e kurorëzimit për femra është 26.2 vjet, kurse për meshkuj është 29 vjet.

Ndërkaq, numri i shkurorëzimeve ka rënë për 0.5%, pra gjithsej 2200 shkurorëzime. Sipas kohëzgjatjes së kurorëzimit, shkurorëzime më të shumëta kanë ndodhur pas pesë deri nëntë vite kurorëzimi./Telegrafi/