Please enter at least 3 characters.

Rriten çmimet e komponentëve elektronikë

2016/01/f.0315125718811_210.jpg

Dhjetëra kompani japoneze janë mbyllur si pasojë e dëmtimeve, ndërsa përmirësimi i tyre do të zgjasë me muaj.

Kështu, kompania hulumtuese IHS iSuppli ka njoftuar se katastrofa në këtë vend mund të ndikojë në tregun e gjithëmbarshëm të komponentëve elektronikë duke nxitur dukshëm rritjen e çmimeve.

Përmes një komunikate, iSuppli ka njoftuar se sa u përket komponentëve, pasojat do të ndihen sidomos në kategorinë e ‘flash’ memorieve NAND, memorieve DRAM, mikrokontrolluesve, monitorëve me teknologji LCD etj. /Telegrafi/