Please enter at least 3 characters.

Rrihet një femër nga tre persona në Prizren

2021/12/rrahje-dhune-730x440-1.jpg

Një femër ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga tre persona (një femër dhe dy meshkuj).

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:55, në Prizren.

Tutje në raport, sqarohet se viktima së bashku me fëmijët e saj është vendosur në strehimore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje është sulmuar nga tre të dyshuarit, një femër dhe dy meshkuj kosovarë. Viktima së bashku me fëmijët e saj është vendosur në strehimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/