Please enter at least 3 characters.

Rrihen mes vete babë e djalë në Prishtinë, të dy pranojnë tretman mjekësor

2024/07/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se babë e djalë janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje verbale.

Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në ora 17:00.

“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë (babë e djalë) pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/