Please enter at least 3 characters.

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në afërsi të aeroporti të Albuquerque të New Mexico

2024/05/1-238.jpg

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Albuquerque në New Mexico.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse piloti që ishte i vetmi në fluturake – ishte pa vetëdije dhe është transportuar për në spital, transmeton Telegrafi.

Mbetet e paqartë nga cili aeroport ishte ngritur në ajër aeroplani, kurse disa media raportojnë se bëhet fjalë për një aeroplan F-35 që u përplas.

Autoritetet akoma nuk kanë zbuluar shkakun e rrëzimit, ndërsa dëshmitarët thonë se kishte patur probleme në fluturim pasi ishte ngritur në ajër.

Fotografi të ndryshme janë shkrepur në vendin ku është rrëzuar aeroplani, ku shihen copëzat e fluturakes dhe ekipet e zjarrfikësve që po fiknin zjarrin. /Telegrafi/