Please enter at least 3 characters.

Rrëfimi i Taribo West: Mafia italiane nuk më lejoji të kisha sukses te Milani

2019/09/Taribo-West-1.jpg
197:"25 Nov 2000: Taribo West of Derby County during the FA Carling Premiership match against Manchester United at Pride Park in Derby, England. United won 3-0. Mandatory Credit: Stu Forster /Allsport
12:"Getty Images

Ish-mbrojtësi nigerian, Taribo West, ka rrëfyer se mafia italiane e kishte penguar suksesin e tij te Milani.

Në dhjetor të vitit 1999, ai u transferua te Rossonerët nga rivali lokal, Inter, mirëpo regjistroi vetëm katër paraqitje dhe u huazua në Ligën Premier te Derby County, ndërsa kurrë nuk luajti më për klubin italian.

Gjatë një interviste për Score Nigeria, 45-vjeçari e ka fajësuar mafinë italiane për dështimin e tij te Milani.

Taribo West (Foto: Ben Radford /Allsport/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë se mafia nuk mund të pranonte që një lojtar nga Afrika të konkurronte për pozitën e legjendave, si Paolo Maldini dhe Alessandro Costacurta, në skuadrën e Rossonerëve.

"Mafia ka bërë gjithçka që kishte në fuqi që të sigurohej që unë të largohesha nga Milani. Ata prodhuan një tregim të mbrapshtë për mediat duke thënë se unë isha i lënduar, në përpjekjen e madhe për të më përzënë nga Milani".

"Mjekët ishin korruptuar që të thoshin se unë isha i lënduar, por ishte gënjeshtër. E bënë atë, sepse mendonin se ishte e pakuptimtë që një lojtar afrikan të zinte vendin e këtyre legjendave që po plakeshin".

"Liverpooli bëri ofertë, por në fund u desh ta pranoja kalimin te Derby County", ka rrëfyer West, i cili krahas dy rivalëve nga Milano, ka luajtur edhe për klube, si Auxerre, Kaiserslautern e Plymouth Argyle, si dhe ka bërë 42 paraqitje për Nigerinë. /Telegrafi/