Please enter at least 3 characters.

Rrahu nënën dhe motrën e saj, arrestohet e dyshuara në Prishtinë dhe dërgohet në psikiatri

2024/01/arrestim-1.jpg

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të premtën në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se një vajzë ka rrahur nënën dhe motrën e saj.

"Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së saj. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë", bëhet e ditur në njoftim.

Rasti është nën hetime. /Telegrafi/