Please enter at least 3 characters.

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, Policia jep detaje

2021/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e mërkurë ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugë “Agim Ramadani” rreth orës 20:35.

“Është raportuar një rast rrahje në mes te disa personave, ku në vendin e ngjarjes nga policia janë hasur viktimat: dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej gjashtë personave të rinj, që disa prej tyre i kanë identifikuar dhe të njëjtin janë larguar prej vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa njëri prej te lënduarve, pas ndihmës mjekësore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. /Telegrafi/