Please enter at least 3 characters.

Rrahje masive në Vushtrri, arrestohen gjashtë persona

Një rrahje masive është raportuar mbrëmjen e sotme në Vushtrri.

Si pasojë e kësaj përleshjeje gjashtë persona janë arrestuar.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Zahiti, mes tjerash, u shpreh se aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e intervistimit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit”, tha Zahiti.