Please enter at least 3 characters.

Rrahin një shtetase të huaj në Mitrovicë, e bëjnë për spital

Një grua shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari dhe e dyshuara kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:45, në Mitrovicë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

"Mitrovicë Jug / 31.05.2026 – 09:45. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull dhe e dyshuara femër kosovare kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raport. /Telegrafi/