Please enter at least 3 characters.

Rozana Radi rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë, vjen në një bashkëpunim me Stine

2021/08/rozana_radi-231372241_1240343543082582_575960715741436408_n-e1628501204650.jpg

Këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi, po rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo madje ka njoftuar se po vjen në bashkëpunim me reperin e artistin e njohur, Stine.

Derisa thuajse janë në finalizim të klipit, biondja ka ndarë një tjetër video ku prezanton një pjesë të këngës.

“Pak nga refreni i këngës i papërfunduar me Stine”, ka shkruar ajo.

Rikthimi i saj pritet të jetë i fuqishëm meqenëse numëron vite të shumta në skenë dhe se tashmë shquhet për vokalin e veçantë.

Rozana viteve të fundit ka qenë më pasive në skenë, përveç pjesëmarrjes në festivalin “Kënga Magjike”. /Telegrafi/