Please enter at least 3 characters.

Rozana: Dekolteja e hapur? Shumëkush vesh fustane të tilla (Foto)

2016/01/rozana-fk.jpg

Këto ditë në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e Rozana Radit me një fustan, në të cilin binte në sy dekolteja e theksuar dhe ekspozimi i gjoksit.

Veshja e tillë dhe publikimi i fotografisë është interpretuar si provokues nga ana e aktores dhe këngëtares.

Mirëpo, ajo ka sqaruar për Gazetën Shqiptare se fustani është një ndër emrat e fundit të brendeve ndërkombëtare dhe se në veshjen e saj nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që të komentohet kaq shumë.

“Unë nuk e kam krijuar vetë, është një fustan i Elisabetta Franchit. Unë jam një personazh publik e domosdo që në daljet e mia do të kujdesem që të vesh diçka që është në modë”.

“Pastaj, nëse ka njerëz që merren me të tilla detaje, s’është problemi im. Unë këtë dekolte kam! Diçka të afërt ka veshur edhe Jennifer Lopez, madje në një tapet të kuq. Ka edhe shumë artistë shqiptarë që veshin dekolte të tilla, nuk ka asgjë për t’u marrë kaq shumë”, ka deklaruar Rozi. /BW/Telegrafi/