Please enter at least 3 characters.

Rosenior bën një deklaratë të guximshme përpara ndeshjes kthyese ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka bërë një deklaratë të guximshme përpara ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të presë kampionët në fuqi, PSG-në.

Chelsea u mposht nga PSG në Paris në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 5-2, përkundër se luajti një ndeshje të barabartë deri në minutën e 74-të kur pranuan golin për 3-2 dhe pastaj krejt në fund pranuan edhe dy gola tjerë.

Megjithatë, kjo humbje nuk e zmbraps trajnerin e Bluve, Rosenior, i cili beson te skuadra e tij dhe te një fitore e tyre e thellë ndaj PSG-së.

“Ideja ime është gjithmonë të dominoj. Çdo ndeshje ka të bëjë me krijimin e një ekipi të patrembur, pavarësisht se kundër kujt po luajmë”, ka thënë fillimisht Rosenior.

“Ne do të bëjmë presion mbi PSG-në dhe do të luajmë për të shënuar sa më shumë gola të jetë e mundur", përfundoi trajneri i Chelsea.

Ndryshe, ndeshja e dytë apo e kthimit në ‘Stamford Bridge’ është planifikuar për të martën e ardhshme, më 17 mars. /Telegrafi/