Please enter at least 3 characters.

Ronela Hajati shfaqet tërheqëse dhe plot elegancë

2021/11/ronelahajatiofficial_256017246_895132004540857_2736296273383573152_n-e1636814874492.jpg

Ronela Hajati ka shijuar disa ditë pushimi në qytetin e New York-ut, nga ku nuk kanë munguar postimet e shumta në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur edhe së fundmi postoi një imazh që nuk kaloi pa vëmendjen, pasi ajo dukej tejet elegante dhe plotë stil.

Ronela pozoi e veshur me një këmishë blu, të kombinuar me disa aksesor ari, këngëtarja theksoi tiparet e fytyrës me një grim me ngjyra nude, ndërsa flokët bionde i la prapa supeve.

Ndërsa, nuk munguan pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave dhe miqve të saj, për paraqitjen e unike të këngëtares.

Kujtojmë që Ronela do të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSh, i cili përzgjedh këngës fituese që do ta përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Ndërkohë, kënga e saj e fundit “Leje”, erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e ri, Klement, deri tani projekti ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/