Please enter at least 3 characters.

Ronela Hajati publikon sekuenca nga kënga “Bardh e Blu”, kushtuar 100 vjetorit të ekipit të Tiranës

2020/07/ronelahajatiofficial_115931449_301813357840251_7203239646539584915_n-e1595844076337.jpg

Ajo është ndër këngëtaret më të njohura në estradën shqiptare, që vazhdimisht përcjell energji pozitive.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ronela Hajati, e cila është aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa sekuenca nga kënga e saj më e re.

“Bardh e blu” titullohet projekti, e cila vjen si pasojë e 100 vjetorit të ekipit të Tiranës.

Ditë më parë ajo kishte ndarë edhe një video ndërsa shfaqej plot stil në stadiumin e Stërmasit.

Bukuroshja brune ndërkaq ka treguar se kënga do të publikohet ditën e nesërme, që do të jetë në bashkëpunim me DJ Sardi. /Telegrafi/