Please enter at least 3 characters.

Ronaldo vazhdon me gola te Man Utd, i shënon edhe West Hamit

2021/09/Ronaldo-12.jpg

Manchester Unitedi ka gjetur gjatë pjesës së parë golin e barazimit 1-1 ndaj West Hamit në ndeshjen e javës së pestë të Ligës Premier.

Është sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar për barazimin 1-1.

Goli i Ronaldos erdhi në minutën e 35-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi nga afërsia pasi më parë u shërbye nga Bruno Fernandes.

Në anën tjetër, për vendasit shënoi Mohamed Said Benrahma (30’) për 1-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/MF710000/status/1439588560705830916