Ronaldo shprehet shumë i lumtur me triumfin në Globe Soccer
Cristiano Ronaldo është shprehur shumë i lumtur me fitimin e çmimit si lojtar i vitit nga Globe Soccer Awards.
Portugezi që e fitoi në këtë vit titullin e Serie A-s me Juventusin dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë, mori çmimin e më të mirit në Dubai.
34-vjeçari tha se ndihet i lumtur që fitoi çmimin e që shpreson ta fitojë atë edhe në vitin e ardhshëm.
“Faleminderit të gjithëve, familjes sime, shokëve të mi tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë, menaxherit tim Mendes dhe të gjithë personave që më kanë mbështetur çdo ditë”, ka thënë Ronaldo.
“E kam për nder që jam i pranishëm këtu dhe shpresoj ta fitoj edhe vitin e ardhshëm këtë çmim fantastik”.
“Goli ndaj Sampdorias më i miri në karrierë? Ishte fantastik, por kam shënuar gjithmonë gola të mrekullueshëm që në fillim të karrierës sime”.
“Nga golat me kokë, ndoshta është më i miri i karrierës sime”, shtoi më tej CR7. /Telegrafi/


