Please enter at least 3 characters.

Ronaldo rreth të ardhmes së tij: Shkojmë për Scuedetton e tretë

2020/08/GettyImages-1227874023.jpg
237:"TURIN, ITALY - AUGUST 01: Cristiano Ronaldo of Juventus FC celebrates with the trophy after the Serie A match between Juventus and AS Roma at Allianz Stadium on August 1, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo ka vendosur të sqarojë edhe një herë të ardhmen e tij, derisa aktualisht luan te Juventusi.

Ylli portugez ka thënë se ai nuk e ka planifikuar largimin e Zonjës së Vjetër, ndërsa dëshiron të fitojë Scudetton e tretë në karrierë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e fitoi mbrëmë zyrtarisht Serie A-n me Juventusin, gjersa nuk do të largohet nga torinezët së paku edhe për një sezon.

Juventus (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“I lumtur që kam fituar dy nga nëntë tituj radhazi të skuadrës në Serie A”, ka thënë Ronaldo.

“Duket sikur lehtë, por nuk është! Vit pas viti, me talent, përkushtim dhe punë të madhe, ia arrijmë qëllimet! Le të shkojmë për Scudetton e tretë”, ka shtuar më tej 35-vjeçari.

Ronaldo në këtë edicion të ligës italiane shënoi 31 gola, duke mbetur mbrapa Ciro Immobiles që kishte pesë më shumë. /Telegrafi/