Ronaldo gati për rikthim në LK, bën lëvizje maestrale në stërvitje (Video)
13/09/2017
Cristiano Ronaldo duket se mezi pret rikthimin e tij në fushë.
Superylli është i suspenduar për pesë ndeshje në La Liga, një periudhë suspenduese që ai ende nuk e ka tejkaluar.
Tash ylli portugez është gati për të luajtur në Ligën e Kampionëve në sfidën ndaj APOEL Nicosias.
Cristiano duket mjaft në formë dhe i motivuar për rikthimin në garën e madhe që klubi i tij e fitoi sezonin e kaluar.
Ai u shfaq në stërvitje tejet i përgatitur me disa lëvizje maestrale bashk me ekipin.
Ronaldo edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/


