Please enter at least 3 characters.

Ronaldo duhej të priste deri në vitin 2014 për të shënuar në Anfield, performanca mbresëlënëse e CR7 ndaj Liverpoolit

2020/04/CrsitianoLiverpool-1-e1586118080391.jpg
269:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 04: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF looks on during the UEFA Champions League Group B match between Real Madrid CF and Liverpool FC at Estadio Santiago Bernabeu on November 4, 2014 in Madrid, Spain. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo gjithmonë ka qenë i rrezikshëm për Liverpoolin gjatë karrierës së tij. Qoftë në Ligën Premier si lojtar i Manchester Unitedit apo në garat evropiane me Real Madridin.

Në total, superylli portugez i ka zhvilluar 12 ndeshje kundër Redsave, duke i fituar tetë, ka barazuar një herë dhe ka humbur tri herë. Gjatë atyre sfidave i ka shënuar tre gola dhe i ka dhuruar dy asistime, ndërsa i ka mposhtur në garën për titullin e Anglisë (2008/2009) dhe në finalen e Ligës së Kampionëve (2017/2018).

Ndërsa një nga detajet që mbahen mend nga karriera e 35-vjeçarit ishte se ai nuk kishte shënuar gol në Anfield... deri në vitin 2014.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Gjatë kohës kur luante për Djajtë e Kuq, CR7 nuk ia kishte dalë të shënonte në terren të Liverpoolit, por këtë gjë e arriti me Realin gjatë sezonit 2014/2015 në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit dhe Redsat ishin përfshirë në Grupin B, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në Anfield (0-3), Ronaldo e kishte shënuar golin e parë, kurse dy të tjerët Karim Benzema.

Në videon e mëposhtme jua sjellim paraqitje individuale të CR7 në atë ndeshje, kur bëri një paraqitje të mrekullueshme. /Telegrafi/