Please enter at least 3 characters.

Ronaldo arrin shifrën e 300 golave në La Liga, mesatare e frikshme e golave nga portugezi

2018/02/Ronaldo-1-1.jpg
285:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 24: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF celebrates scoring their opening goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Deportivo Alaves at Estadio Santiago Bernabeu on February 24, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 300 golave të shënuara në kampionatin spanjoll, La Liga, ku të gjitha vijnë me skuadrën e Real Madridit.

Ronaldo vazhdon të thyej rekorde dhe të arrij majat në aspektin individual në futboll, duke arritur në shifrën e 300 golave në La Ligas.

Portieri i Alavesit, Fernando Pacheco pranoi golin e 299 dhe 300-të të karrierës së Ronaldos në La Liga në mbrëmjen e së shtunës.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, portugezi ka arritur këtë moment historik më shpejtë sesa e bëri rivali i tij i urryer, Lionel Messi.

https://www.dailymotion.com/video/x6f8o1m

Kjo përballje me Alavesin ishte paraqitja e 285-të e La Ligas për numrin 7 të Real Madridit, ndërkohë që Messi kishte luajtur 326 ndeshje deri në kohën që ai arriti në objektivin e 300 golave në ligë.

Është një raport i jashtëzakonshëm i golave për Ronaldon, i cili deri më tani ka një mesatare superiore me 1.05 gola në ndeshje të La Ligas.

Megjithatë, Messi ende kryeson listën e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me plot 368 gola nga 406 paraqitje, me mesatare pre 0.90 gola për ndeshje.

Ronaldo është i qetë në vendin e dytë me 300 gola tani apo 49 më shumë se Telmo Zarra në vendin e tretë me 251 gola dhe shumë legjenda tjera në top 10 të shënuesve. /Telegrafi/Lista e 10-të shënuesve më të mirë në histori të La Liga: